Zyra e prokurorit gjerman filloi të hënën një hetim mbi sabotimin e dyshuar të dy tubacioneve të gazit të ndërtuara për të furnizuar gazin rus në Gjermani përmes fundit të Detit Baltik.
Për këtë shkruan Associated Press.
Zyra e prokurorisë federale të Gjermanisë, e cila heton çështjet e sigurisë kombëtare, tha se ka hapur një hetim ndaj personave të panjohur me dyshimin për shpërthimin e qëllimshëm të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 dhe sabotim antikushtetues.
Prokurorët thanë se kishte prova të mjaftueshme që tubacionet u dëmtuan nga të paktën dy shpërthime të qëllimshme dhe qëllimi i hetimit të tyre është të ndihmojë në identifikimin e autorit ose autorëve dhe një motiv të mundshëm.
Hetimi gjerman shkon paralelisht me hetimin në Suedi. Javën e kaluar prokurori tha se në vendngjarje janë sekuestruar provat.
Prokurorët thanë se arsyeja e përfshirjes së tyre ishte gjithashtu se një sulm ndaj transportuesve të energjisë mund të ndikonte në sigurinë e jashtme dhe të brendshme të Gjermanisë.
Autoritetet gjermane thanë të dielën se dy varka gjermane kishin shkuar në zonën e rrjedhjes për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur.
Më parë u raportua se Suedia refuzoi të ndajë me Rusinë rezultatet e hetimit të saj për sabotimin e supozuar të tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në Detin Baltik.