Ballkani nderon jo vetëm Kosovën por të gjithë futbollin shqiptar me një fitore që do të mbahet mend gjatë.
Kampionët e Kosovës të shortuar në grupin G të UEFA Conference League regjistrojnë suksesin e parë në këtë fazë pasi triumfuan 4-3 në një ndeshje spektakolare të luajtur në transfertën e Sivasspor.
90 minuta të pabesueshme madje të çmendura për ekipin nga Suhareka qe nisi ndeshjen menjëherë në disavantazh, u barazua në 17 minutat e fundit nga dy gola të Sivasspor por gjeti forcën të rikthehej në avantazh pak minuta nga fundi i ndeshjes.
Pas 33 sekondave turqit shënuan me Ulvestad ndërsa Thaqi barazoi shifrat. Pjesa e parë dhuroi një tjetër gol për ekipin e Dajës që shënoi edhe me Potokun. Por nuk kishte mbaruar asgjë pasi në të dytën Korenica krijoi iluzionin e një fitoreje të lehtë pasi shënoi edhe golin e tretë.