Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa deklaroi se ka disa fakte kundër kryeministrit Edi Rama.
Meta tha për emisionin “Top Story” se cdo gje do publikohet ne kohen e duhur.
Balla: Pse nuk i nxjerr, është krim mospublikimi i tyre kur i di.
Meta: E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto…
“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.
Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”.