Vijon saga e mbylljes së institucioneve të shoqërisë “Turgut Ozal”. Këtë herë Ministria e Arsimit, ka mbyllur kopshtin privat “Zubeyde Hanim”.
Ka qënë vetë institucioni i cili, ka njoftuar mbylljen përmes një letre, duke lajmëruar dhe prindërit.
Drejtuesit e kopshtit, akuzojnë qeverinë për këtë vendim, duke e quajtur të padrejtë.
Në leter thuhet se ata i kanë përmbushur të gjitha detyrimet, dhe i plotësojnë të gjitha kushtet.
Ata kanë depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dokumentacionin për anulimin e këtij dhe se kanë vënë në dijeni të gjitha institucionet shqiptare dhe të huaja.
Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.
Shoqëria “Turgut Ozal” financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen. Ky i fundit njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në ekzil në SHBA.
Ai njihet për armiqësinë e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit e ka bërë fajtor për grushtin e shtetit në vitin 2016.
Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”.