Gjykata e Apelit në Durrës ka mbajtur në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin turk, Faruk Fatih Ozer i cili ka kryer mashtrime me kriptomonedhat.
Apeli ka refuzuar këkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.
Në seancë, avokati i turkut deklaroi se masa duhet të ndryshohet, pasi vendimi i Gjykatës në Shkallën e Parë nuk arsyetohet.
Sipas avokatit, referuar materialeve të ardhura nga autoritetet turke, nuk ka vendim për aktivitete kriminal të tij në Turqi.
Disa ditë më parë, Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ” arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim që prej një viti nga Turqia.