Jua kishte marrë ndonjëherë mendja se djali i kryetarit të bashkisë së New York-ut do të vinte në Shqipëri për të prezantuar këngën e tij në “Kënga Magjike”?
Po flasim për Jordan Coleman, të riun, i cili po synon të njihet jashtë ShBA, edhe pse i ati i tij është Eric Adams, kryetari i bashkisë të një prej qyteteve më të rëndësishme në Amerikë. Jordan dhe i ati janë totalisht #goals, pasi kanë një marrëdhënie shumë të bukur dhe të shëndetshme. Domethënë, e tregojnë qartazi edhe postimet e tij në Instagram, sidomos kjo ku reperi shkruar: “U zgjova në 2022-shin, jam djali i kryetarit të bashkisë”.
Epo, në këtë edicion të “Kënga Magjike” prisnim gjithçka përpos reperit. Ardit Gjebrea bëri një spoiler dhe mesa duket, e kishte shumë seriozisht.
Jordan Coleman u prezantua me këngën “Itsy Bitsy” dhe e vështirësoi goxha garën për “New International Artist”. Menjëherë, të pestë anëtarët e jurisë: Pirro Çako, Ema Andrea, Jonida Maliqi, Anxhela Faber dhe Kozeta Kurti i dhanë dritën jeshile për të vijuar garën. Pra, direkt, 5 jeshile për Jordan Coleman!
Coleman, i njohur si Jayoo, ka si qëllim që të njihet edhe përtej ShBA, si reper. Për këtë, zgjodhi të debutonte pikërisht në Shqipëri dhe më specifikisht, në “Kënga Magjike”.