Blero ka vendosur të lerë shtëpinë e famshme të Big Brother Vip Kosova vullnetarisht.
Gjatë prime-t të mbrëmshëm, Blero ka thënë se ishte në një luftë të brendshme emocionale dhe vendosi të largohet. Teksa falënderoi produksionin për formatin, ai u shpreh se BBVK i bën njerëzit të nxjerrin shumë fytyra, gjë që ai nuk mund ta bëjë.
“Jam shumë falënderues për platformën, por arrita në një pikë ku nuk mund të vazhdoja. Këto mendime më kishin kaluar nëpër mend për një javë ose ndoshta dhjetë ditë. Unë isha në luftë me veten, dhe përkundër se kuptoj se formati Big Brother bën të mundur shfaqjen e personazheve të ndryshme, e kuptova se unë kam vetëm një fytyrë për të treguar”, tha ai.