Të menduarit, kujtesa dhe funksioni i trurit ndryshojnë me kalimin e viteve. Megjithatë, ka disa mënyra për të përmirësuar jetesën e për rjedhojë edhe funksionet e trurit.
Njihuni me pesë zakonet që duhet t’i bëni pjesë të rutinës suaj.
1.Përgatisni një filxhan të madh me kafe
Sipas studimeve, kafeina rrit shpejtësinë me të cilën truri përpunon informacione dhe përmirëson kujtesën. Një sasi e moderuar kafeje (5 filxhanë gjatë gjithë ditës) është e mjaftueshme për të rritur vigjilencën, mirëqenien, përqendrimin dhe disponimin, ndërsa në të njëjtën kohë zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.
2. Përgatitni një mëngjes me vlera ushqyese
Duhet të dini se duke zgjedhur ushqime për trupin tuaj, po ushqeni edhe trurin.
Një studim i publikuar në Alzheimer’s & Deania pohoi se dieta MIND duket se ka një efekt pozitiv në funksionin e trurit dhe veçanërisht në uljen e rrezikut të demencës.
Dieta MIND është një kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH, duke vendosur theksin te ushqimet me bazë bimore dhe duke kufizuar mishin e kuq, yndyrat e ngopura dhe sheqerin. Zgjidhni për mëngjes smoothie jeshile, tërshërë me arra dhe manaferra, dhe shmangni pastat e ëmbla dhe mishrat e përpunuar, si proshuta.
3. Sfidoni veten me një aktivitet të trurit
Një mëngjes me vlera ushqyese shkon shumë mirë me një aktivitet që do t’ju “zgjojë” trurin, si fjalëkryqi apo një Sudoku për shembull. Lojërat që stimulojnë të menduarit, kujtesën dhe në përgjithësi funksionin e trurit ndihmojnë në ruajtjen ose përmirësimin e aftësisë njohëse.
4. Bëni një stërvitje kardio prej 30 minutash
Dhe tani që keni bërë të gjitha sa më sipër, është koha për disa lëvizje. Aktiviteti aerobik mund të jetë i dobishëm vetëm për trupin. Në një studim të bërë në vitin 2022 argumentohet se ushtrimet kardio sjellin përmirësime njohëse afatshkurtra dhe afatgjata, duke përfshirë funksionin më të mirë ekzekutiv, hapësirën e vëmendjes, përpunimin e informacionit, të mësuarit dhe kujtesën.
5.Kontaktoni me njerëzit e dashur
Studimet e disponueshme tregojnë se izolimi social është një faktor rreziku për rënien njohëse më vonë në jetë.
Një përmbledhje e botuar në Raportet e Neuroshkencës aktuale të sjelljes zbuloi se vetmia rrit rrezikun e depresionit, demencës dhe zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.