Bashkëjetesa mes një çiftit shpesh ka edhe zënka, konflikte dhe shkak bëhen edhe debate që në dukje janë absurde. Pa vetëdije, ne bëjmë gabime që në fakt na kushtojnë lumturinë dhe marrëdhënie e shëndetshme.
Mëria është ndjenja e parë toksike në një marrëdhënie. Në rast se parteri iu tradhton disa gra zgjedhin t’i falin dhe t’i japin një shans të dytë. Disa të tjera nuk e mendojnë dy herë dhe vendosin t’i japin fund martesës. Me rëndësi është besimi që duhet të ketë çifti me njëri-tjetrin, ndaj pandershmëria ndaj partnerit rezulton të jetë një tjetër gabim serioz, i aftë për të shkatërruar marrëdhënien tuaj. Mos i lini pas dore detajet, shmangni gënjeshtrat dhe mos u kënaqni me gjysmë të vërteta.
Tregoni kujdes nga varësitë, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet e besimit midis burrit dhe gruas. Shmangni problemet me drogën, alkoolin ose lojërat e fatit mund ta vënë në rrezik marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse partneri juaj nuk e di për këtë.
Dashuria është respekt, kurrë dhunë. Abuzimet, agresionet, kërcënimet, presionet psikologjike nuk kanë të bëjnë fare me një ndjenjë të pastër si dashuria.
Jepini rëndësi dialogut: biseda me partnerin tuaj është një gjest i thjeshtë por themelor për mirëqenien personale dhe të çiftit. Në këtë mënyrë do të gjeni gjithmonë një shpatull ku të mbështeteni, do të zbuloni një strehë të sigurt për çdo problem.