Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos ku ajo shfaqet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.
Për mediat Rita ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka se cilit shtet i përkiste.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.
Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, ka thënë Rita.