Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Grykë Zezë të Lezhës, arrestohet Besnik Pjetri. Ngjarja ndodhi në gusht të këtij viti. Autori pas krimit u arratis dhe policia arriti që ta arrestonte vetëm sot.
Besnik Pjetri qëlloi për vdekje me armë Pjetër dhe Gent Perjakun, teksa këta të fundit ndodheshin në banesën e tyre dhe sapo ishin kthyer nga Italia.
Krimi i rëndë dyshohet se si motiv ka pasur konfliktet e vazhdueshme pas divorcit për një shumë parash mes autorit dhe vajzës së viktimës.
Autori kishte dy fëmijë nga martesa me vajzën e viktimës, ndërsa jetonin më herët në Itali. Ata thuhet se vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike që çoi dhe në vrasjen e dyfishtë.