Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 30-vjeçari shqiptar në Kroaci. Mediat kroate shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në autostradën Lika-Senj për shkak të shpejtësisë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Brlogut në orën 14:00. Shqiptari, drejtues i një makine me targa italiane për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës. Aty, ai ka goditur një kodër me gurë dhe për shkak të lëndimeve ka humbur jetën në vendngjarje.
Familjarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se shqiptari ishte duke ardhur në Shqipëri kur ka pësuar aksidentin tragjik. Ata thonë se edhe pse aksidenti ka ndodhur dje gjatë drekës, ata janë njoftuar vonë gjatë ditës së sotme.
Mesazhi i familjarëve:
Joq nje i afermi yne ka nderruar jete dje ne Kroaci, aksident mobilistik , ne Shqiperi ska mberritur si lajm . Ne sot jemi njoftuar. T mendosh qe ka nderruar jete dje dhe familjaret jan lajmeruar sot vone, Si ka mundesi mos te shkruaj askush per nje Shqiptar qe humb jeten duke ardhur ne Shqiperi , media kroate ka shkruar shume shume pak