Një ribashkim i “Friends” u mbajt në “Walk of Fame” të Hollivudit të hënën. Kjo sepse aktorja që luan rolin e Monikës, Courteney Cox në serialin më të preferuar të amerikanëve, tashmë ka yllin e saj që ndodhet vetëm pak metra më tutje se ajo e Rachel, ose Jenifer Aniston.
Ky është ylli i 2,750 që nga përfundimi i Walk of Fame në vitin 1961. Ceremonia e ndarjes së çmimit u transmetua drejtpërdrejt në uebsajtin Walk of Fame, dhe pamjet nga ai moment tregojnë Cox së bashku me bashkë-yjet e saj në sitkomin popullor.
Courteney Cox’s star is unveiled at the Hollywood Walk of Fame. https://t.co/cPSv4FTcfc pic.twitter.com/A3S47fUfKd
— Variety (@Variety) February 27, 2023
{“134233117″:false,”134233118″:false,”201341983″:0,”335551550″:1,”335551620″:1,”335559685″:0,”335559737″:0,”335559738″:0,”335559739″:160,”335559740″:259}”>
Jenifer Aniston dhe Lisa Kudrow, ose Pheobe, ishin të pranishme për të nderuar shoqen dhe kolegen e tyre.
“Shumë krenare për vajzën tonë sot. Unë i dua këto gra me gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Lisa dhe unë po fluturonim në re që ishim në gjendje të festonim për arritjet e saj të pabesueshme,” shkroi Jennifer Aniston në Instagramin e saj, nën fotografinë e të treve prej tyre nga dita kur “Monica” mori yllin e saj.
Cox lindi më 15 qershor 1964 në Birmingham, Alabama, dhe u rrit në Mountain Brooke.
Ajo bëri debutimin e saj në aktrim në një episod të vitit 1984 të dramës së përditshme të CBS, “As the Ëorld Turns.” Më vonë atë vit ajo u shfaq në videon e këngës së Bruce Springsteen, “Dancing in the Dark”, dhe kishte një rol më aktiv në serinë e NBC “Misfits of Science” në vitet 1985-86.
Në kulmin e karrierës së saj ajo arriti nëpërmjet rolit të Monica Geller në “Friends” (1994-2004).