Një fans i divës së muzikës, Beyonce-s, po nxjerr në ankand syzet e diellit të këngëtares, pasi i kapi ato gjatë koncertit të artistes në stadiumin “Tottenham Hotspur”.
Syzet i përkisnin markës luksoze të njohur të modës “Off White”.
Këngëtarja e “Crazy in Love”, 41 vjeçe, e cila kishte veshur një trupore të kuqe me shkëlqim, hodhi syzet e diellit në turmë ndërsa performonte këngën e saj, “Diva”.
Më pas ato u konfiskuan nga sigurimi, por më vonë në shfaqjen e turneut, Beyonce i hodhi përsëri mes turmës.
Fansi u trondit pasi i kapi sërish syzet dhe tani po i nxjerr në ankand.
Ata janë vendosur me një çmim deri në 15,000 funte (17.507 euro) në Omega Auctions, pavarësisht se syzet e diellit “Off White” zakonisht shiten me pakicë rreth 200 funte (233 euro).