Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite sulmi kishte në shënjestër anëtarët e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez. Izraeli ka vrarë tre komandantë të lartë të Xhihadit Islamik, përfshirë edhe gra dhe disa fëmijë. Grupet militante deklaruan se do t’i përgjigjen sulmeve dhe se armiku do të përballet me sulme të njëpasnjëshme.
Në shënjestër ishin gjithashtu edhe 10 vende të prodhimit të armëve dhe infrastrukturës, duke përfshirë vendet e prodhimit të raketave si dhe komplekset ushtarake që i përkasin grupit.
Javën e kaluar, militantët e Gazës hodhën raketa drejt Izraelit jugor pas vdekjes të një anëtari të lartë të Xhihadit Islamik. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha se “çdo terrorist që i dëmton qytetarët izraelitë, do të pendohet”.