Për herë të parë në botë është kryer transplanti i zorrëve tek një fëmijë 1 vjeç.
Ema ishte diagnostikuar me një sëmundje në zorrë kur ishte vetëm njëmuajshe. Zorra e saj ishte shumë e shkurtër dhe shëndeti i saj u përkeqësua.
Në një deklaratë të spitalit spanjoll në Madrid thuhet se 1-vjeçarja ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e saj, Ana ka shprehur mirënjohje për familjen e donatorit, ekipin mjekësor dhe për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.
Përveç zorrëve, Emës iu dhuruan edhe organe të reja, mëlçia, shpretka dhe pankreasi.
Shumica e organeve të transplantuara vijnë kryesisht nga donatorët të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, por zemra e tyre ende rreh dhe kjo i mban organet të paprekura.
Vlen të theksohet se Spanja është një vend lider në kryerjen e transplantit të organeve.