Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, mori pjesë këtë të hënë në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Shkup.
O’Brien, në fjalën e tij, e vendosi theksin tek integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian. Zyrtari i lartë i DASH deklaroi se asnjë vend nuk ka të drejtë të bllokojë një tjetër në avancimin e rrugëtimit drejt BE, pasi në të kundërt, do të përballet me pasoja.
“Ne mund t’i bëjmë gjërat me mirë. Ne i mbështesim aspiratat dhe këtë e kemi diskutuar. Asnjëherë nuk keni qenë më afër. Kjo është një çështje shprese sepse dallon nga ofertat e tjera. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytetarët duhet të ndjejë leverditë. Këtu flasim për liritë që t’i lejojnë njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. SHBA e mbështet idenë”, tha ai.
Ndër të tjera, zyrtari amerikan nënvizoi mbështetjen e SHBA-ve për rajonin.
“Ne kemi dhënë një ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar që vendin ta përfshijmë në tregun duke specifikuar nisma që janë të rëndësishme për biznese të qytetarëve në rajon.
Pra çdo individ kursen rreth 5 % çdoherë kur dhe transferon para në dhe jashtë rajonit dhe këtë njerëzit do ta ndjejnë. Duhet të zhvillojmë edhe mekanizma për zbatim, pasi shumë nga këto procese apo takime të tilla për njerëzit, tingëllojnë në një mënyrë abstrakte”, tha O’Brien.
Kujtojmë se Greqia po pengon avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe shkak për këtë është bërë burgosja e Fredi Belerit.