Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e ish-mesfushorit të Milanit, Frank Kesi.
25-vjeçari kompleton kështu transferimin në La Liga si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë, nga të cilët mesfushori u largua si kampion i Italisë.
Barcelona e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në “Twitter”, ku ka zbuluar se Kesi ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin.