Finlanda është bërë anëtarja më e re e NATO-s! Finlandës iu dorëzua ftesa për anëtarësim në NATO, pasi sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Turqia ia kishte dorëzuar dokumentet e ratifikimit të kërkesës së Finlandës për anëtarësim.
Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022. Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga Rusia, e cila ka paralajmëruar përforcim ushtarak të vendit ndaj BE-së që e quan “armiqësore”.
Themelet e NATO-s u hodhën zyrtarisht më 4 prill 1949 me nënshkrimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, i njohur më gjerësisht si Traktati i Uashingtonit. Nga ana tjetër, Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo Turqia është duke e bllokuar me arsyetimin se është duke mbështetur “terroristët”.