Zjarret e fuqishme në Kilin qendror i kanë marrë jetën 112 personave ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet vendase kanë theksuar se vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe se numri i viktimave mund të rritet për shkak të numrit të madh të personave të zhdukur.
Flakët kanë zhdukur lagje të tëra, makina dhe shtëpi janë shkrumbuar dhe vendi më shumë duket në prag të një tragjedie për shkak të zjarrit të përmasave të mëdha. Zjarret që nisën përgjatë fundjavës kërcënuan Vina del Mar dhe Valparaiso, dy qytete bregdetare të mbipipopulluara nga turistët.
165 zjarre janë aktive në të gjithë Kilin dhe vlerësohet se rreth 14,000 shtëpi janë dëmtuar vetëm në zonat Vina del Mar dhe Quilpue. Presidenti ka shpallur dy ditë zie kombëtare në të gjithë vendin.