Vijon të rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e zjarrit në Hawaii. Autoritetet vendase konfirmojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 89 persona dhe fatkeqësisht numri mund të rritet pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur. Ekzaktësisht rezultojnë të zhdukur 1 mijë persona.
Dëmet janë katastrofike nga ky zjarr që konsiderohet më vdekjeprurësi në SHBA prej një shekulli.
Në solidaritet me familjet e prekura nga zjarri, njerëzit në Honolulu të Havait nisën grumbullimin e ndihmave në rroba e mallrat ë tjera shtëpiake.
Zyrtarët kanë nisur hetimet për të parë si ka funksionuar sistemi i alarmit për paralajmërimin e zjarreve si dhe reagimi i emergjencave.