Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Hawai. 53 njerëz kanë humbur jetën, sipas autoriteteve dhe numri pritet të jetë edhe më i madh në vijim. Flakët shkatërruan qytetin turistik të Lahaina, rindërtimi i të cilit do të kërkojë shumë vite dhe miliarda dollarë, sipas vlerësimeve zyrtare.
Guvernatori Josh Green tha se ferri që e ktheu në gërmadhë pjesën më të madhe të Lahainës ishte fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e shtetit, duke lënë mijëra njerëz të pastrehë dhe duke rrafshuar deri në 1000 ndërtesa.
Shkaku i zjarreve nuk është përcaktuar ende, por Shërbimi Kombëtar i Motit tha se zjarret u nxitën nga një valë të nxehti shoqëruar nga era e thatë. Zjarret filluan të martën në mbrëmje të nxitura nga erërat e fuqishme të uraganit Dora.
Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë në shtetin e Hawait. Kjo do të thotë se qeveria federale do të sigurojë fonde për të ndihmuar rindërtimin.