Në Greqi situata mbetet e qetë nga zjarret të cilat janë vendosur nën kontroll, pasi shkatërruan një pjesë të pyjeve dhe dhjetëra shtëpi për ditë të tëra.
Shërbimi meteorologjik grek ka ngritur alarmin se një tjetër valë e fortë e të nxehtit pritet të godasin vendin. Në veriun e Italisë breshëri shkaktoi dëme të konsiderueshme. Stuhia e fuqishme e shoqëruar me erëra deri në 188 km/h rrëzoi pemët në Belluno, ndërsa breshëri i pazakonte në disa zona të Venetos shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Moti i keq ka përfshirë edhe Ballkanin. Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveni, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë ndërsa një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Gjithashtu një person humbi jetën në Bosnje dhe të paktën 20 u plagosën.