Vala e të nxehtit ka bërë që zjarret në Australi të vijojnë të jenë jashtë kontrollit. Autoritet australiane kanë urdhëruar evakuimin e 30,000 personave. Temperaturat kanë shkuar në 40°C me erërat që arrijnë shpejtësinë 60 deri në 70 kilometra në orë.
Qindra zjarrfikës po luftojnë me një zjarr masiv pranë qytetit të Ballarat, 95 km në perëndim të Melburnit. Zjarri i cili vijon që nga e enjtja e kaluar ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka djegur më shumë se 20 mijë hektarë tokë.
Nuk është vetëm Australia ajo që po përjeton një situatë të vështirë të zjarreve. I nxitur nga moti i thatë dhe jashtëzakonisht i ngrohtë, një zjarr masiv ka shkatërruar mbi 250 mijë hektarë në Teksas.
Si pasojë e zjarreve është ndërprerë energjia elektrike për mijëra banorë ndërsa autoritet amerikane kanë mbyllur një objekt të armëve bërthamore nga frika e shpërthimeve.