Mbetet ende mister zhdukja e një nëndetëse civile e quajtur “Ocean Gate Titan” e cila u zhduk gjatë një ekspedite në rrënojat e Titanikut. Sipas mediave, brenda në nëndetëse ishin 5 persona, mes tyre edhe një miliarder dhe eksploruesi britanik Hamish Harding.
Ishte vetë Harding që postoi në rrjetet sociale se nëndetësja ishte nisur nga St John’s, Newfoundland të Kanadasë të shtunën. Nëndetësja humbi kontaktet të dielën. Besohet se ekuipazhit iu kanë mbetur katër ditë oksigjen.
Larry Daley një ekspert që ka studiuar mbytjen e Titanik është shprehu se ka shpresa që nëndetësja të gjendet. Ai shpreson se me përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë pasagjerët do të dalin gjallë.