Nëse kur zgjoheni në mëngjes i ndjeni gishtat e duarve ose të këmbëve të mpirë, ky mund të jetë një nga treguesit e parë të sindromës së kanalit karpal, gjendjes kur nervi më i rëndësishëm afër nyjës së dorës shtrëngohet. Neurologu Gereon Nelles shpjegon se pas shkundjes së duarve ose këmbëve, mpirja do të kalojë.
Nëse kjo gjendje përsëritet, këshillohet të shkoni te mjeku, sepse nëse kapet në kohë, sindroma e kanalit karpak mund të trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale.
Nëse nervi është i tendosur një kohë të gjatë, mpirja, por edhe dhembja mund të përhapen nga gishtat drejt supeve.
Simptomat më të shpeshta shfaqen në gishtin e madh, në gishtin tregues dhe atë të unazës.
Në rastin më të keq, kur gishtat janë të palëvizshëm një kohë të gjatë, është i domosdoshëm operacioni.