Është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ai është Zllatan Ellek , i cili ka qenë më herët drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.
Ellek u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe, pas largimit të Milan Radoiçiç i cili pranoi se ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Por, kush është Zllatan Ellek?
Në maj të vitit 2020, qeveria e Serbisë e emëroi Ellek drejtor të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, institucion i cili sikurse institucionet tjera shëndetësore në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punon në sistemin serb.
Ellek mori pjesë në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, duke përfshirë edhe atë të 6 nëntorit 2022, një ditë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri. Ai vlerësoi mbështetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.