Qëllohet për vdekje me armë një prej kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador. Fernando Villavicencio, një anëtar i asamblesë kombëtare të vendit, u sulmua teksa po largohej nga ky aktivitet në qytetin verior të Kuitos.
Një anëtar i ekipit të tij të fushatës i tha mediave lokale se Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi me armë në kokë.
Presidenti aktual Guillermo Lasso u zotua se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar. Dëshmitarët thanë se Villavicencio 59 vjeç u qëllua tre herë.
I dyshuari u qëllua gjithashtu nga ekipi i sigurisë dhe ndërroi jetë më pas nga plagët e marra. Gjithashtu 9 persona të tjerë u plagosën, përfshirë edhe një kandidat për asamblenë e vendit dhe dy policë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 20 gusht.