Lëvizja pro-demokratike e Serbisë mbajti një tubim përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Mijëra serbë u mblodhën në Beograd duke bërë thirrje që sistemi gjyqësor, shëndetësor, policor dhe ai i mbrojtjes të mos jenë më në shërbim të qeverisë.
Për javë të tëra turma të mbështetura nga opozita centriste dhe liberale kanë protestuar duke kundërshtuar kulturën e dhunës. Qytetarët akuzojnë gjithashtu Vuçiçin se po i përdor mediat si mjet propagande, po vijon të kryejë korrupsion, i ka ushtruar presion votuesve si dhe ka lidhje me krimin e organizuar, akuza që Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë.
Një sondazh i fundit parazgjedhor, tregon se partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçic do kryesojë në këto zgjedhje me 39.8% të votave. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit, janë të pestat që nga viti 2012, vijnë vetëm 18 muaj pas zgjedhjeve të mëparshëm.