Milo Gjukanoviç kërkon mandatin e tretë si president i Malit të Zi. Në këto zgjedhje ai përballet me rivalin e tij Jakov Milatoviç me të cilin do të përballet me 2 prill në një balotazh që pritet të vendosë fituesin e kësaj gare.
Asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës prandaj ata do të shkojnë në balotazh më 2 prill.
Gjukanoviç u tha mbështetësve se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura.
‘Nuk ka asnjë kandidat të përshtatshëm në mesin e tyre, sepse ata janë padyshim të fiksuar për të më mundur mua. Prandaj, kushdo që të jetë kundërshtari im në balotazh, qëllimi im është i njëjti, strategjia ime është pak a shumë e njëjta. Unë do të fitoj. Unë besoj se artikuloj më së miri interesin e Malit të Zi civil, multietnik dhe evropian’, u shpreh Gjukanoviç.
Votimi i së dielës vjen në mes të një krize politike njëvjeçare institucionale dhe politike.