Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fund të kalvarit të ankimimeve, Berisha ka marrë një “shuplakë” edhe në Kolegjin Zgjedhor.
Tashmë Berisha për zgjedhjet e 14 majit përfundimisht do të strehohet nën petkun e aleancës me Partinë e Lirisë, duke nxjerr fituesit e primareve të “Rithemelimit” nën logon e partisë së aleatit të tij Ilir Meta.
Ndërsa Partia Demokratike do të jetë e regjistruar sipas vendimit të KAS, me kryetarë të komanduar nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.