Kur kanë mbetur dhe pak nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se Kim ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurin.
Për këtë çështje, diplomatja amerikane pritet të zhvillojë takime edhe me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt në kryesinë e Kuvendit, por edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Ajo që vihet re është se Kim e ka shmangur një takim me ish kryeministrin Sali Berisha që thotë se është ai që drejton Partinë Demokratike, ndonëse Gjykata e Apelit nuk i dha vulën.
Qëllimi i takimin mendohet se është pikërisht përcjellja e mesazhit për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët, më kandidatë të pastër.