Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane që u mbajtën dje, në shtetin Nju Hempshër, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin nga Partia Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur Trump.
Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë zotit Trump.