Presidenti Volodomir Zelensky ka deklaruar se Ukraina është gati për kundërsulmin ndaj Rusisë.
Në një intervistë në media, ai tha se Kievi i ka marrë masat në të gjitha drejtimet, mirëpo ka theksuar se kjo do të shoqërohet me shumë pasoja.
“Ne besojmë se do të jemi të suksesshëm. Por nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në shumë drejtime krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta lançojmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.
Ndërkohë, Moska ka vijuar sulmet dhe gjatë natës, duke regjistruar 22 të plagosur, ku ka humbur jetën dhe një 2-vjeçare!