Thuajse të gjithë e kemi përdorur kastravecin në maska për fytyrën. Kastraveci rekomandohet shumë të aplikohet edhe në zonën e syve kundër rrathëve të zinj dhe në të gjithë fytyrën.
Kastraveci e mban fytyrën shumë të hidratuar si qetësues natyral i lëkurës e sidomos asaj të fytyrës, duke e mbushur me antioksidantë që largojnë rrudhat dhe thatësinë e dëmshme.
Më poshtë do të gjeni një maskë e cila do t’ua mbajë fytyrën e freskët.
Çfarë ju duhet
1 kastravec i vogël
2-3 lugë gjelle kos
Përgatitja e maskës
Si fillim grini kastravecin hollë në rende dhe vendoseni në një enë. Më pas shtoni po aty edhe kosin dhe përzieni mirë me lugë të gjithë masën. Aplikojeni menjëherë mbi lëkurë të pastër në mënyrë të njëtrajtëshme.
Sigurohuni që ajo të mbulojë të gjithë fytyrën njësoj dhe shtrihuni të pushoni diku, në mënyrë që të evitoni ndotjen e ambientit përreth apo rrobave me kos. Këtë trajtim mbajeni mbi fytyrë për 5-10 minuta derisa të thahet e më pas shpërlani fytyrën me ujë të bollshëm.