Çaji oolong rrit shkrirjen e yndyrnës, një efekt që e kryen edhe kur flini. Këtë e pohojnë studiuesit nga Universiteti i Tsukuba në Japoni.
Pirja e vetëm dy filxhanëve çaj oolong në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Çaji oolong ka në përmbajtje antioksidantë të quajtur polifenole, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e peshës, suport në eliminimin e radikaleve të lirë, përmirëson funksionin e trurit si dhe promovon kocka të forta dhe një zemër të shëndetshme.
Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë shkrirjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës.
Pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.