Me Rusinë që po synon gjithnjë e më shumë izolimin e Perëndimit, zbulimet rreth rasteve të sulmit kibernetik të Kremlinit vijnë për të theksuar praktikat e dyshimta të presidentit rus në përballjen me Ukrainën dhe jo vetëm.
Sipas zbulimeve të fundit, që rezultojnë nga rrjedhjet e dokumenteve sekrete, Vladimir Putin rekrutoi inxhinierët e kibernetikës në Moskë për të realizuar veprime keqdashëse në Internet që favorizojnë dezinformimin dhe shtrimin e protestave kundër Ukrainës.
Mënyra se si inxhinierët e programeve kompjuterike të një kompanie kibernetike janë të lidhur me shërbimet sekrete ruse është me interes të veçantë.
Diku në rrethinat verilindore të Moskës është një zyrë që mund të kalojë edhe pa u vënë re. Jashtë është shkruar në shenjën: “Qendra e Biznesit”. Aty pranë ka banesa moderne dhe një varrezë të vjetër. Kjo është një zonë ku Pjetri i Madh, të cilin mediat e huaja shpesh e kanë krahasuar me Vladimir Putinin, dikur stërviti ushtrinë e tij të fuqishme.
Inxhinierët e programeve kompjuterike janë punonjës të kompanisë ruse të kibernetikës NTC Vulkan. Këta janë këshilltarët kibernetikë të Putinit, duke rritur aftësitë e luftës kibernetike.
Mijëra faqe dokumentesh sekrete, të nxjerra nga gazeta Guardian, zbulojnë se si inxhinierët punuan për shërbimet ushtarake ruse duke mbështetur taktikat e hakerimit dhe përhapjen e dezinformatave.
Puna e inxhinierëve është e lidhur, në veçanti, me shërbimin rus të sigurisë, FSB.. Të koduara Scan-V, inxhinierët që punojnë në emër të Putinit kërkojnë pika të ndjeshme online, të cilat pastaj patentohen për përdorim në sulmet e ardhshme kibernetike.
Një tjetër sistem, i përdorur nga inxhinierët Vulkan, i njohur si Amezit, është një plan për të monitoruar internetin në zonat e kontrolluara nga Rusia, ndërsa lejon dezinformimin nëpërmjet llogarive të rreme në rrjetet sociale. Një sistem i tretë i ndërtuar nga Vulkan, Crystal-2V, është një udhëzues trainimi për shkatërrimin e hekurudhave, aviacionit dhe infrastrukturës detare. “Top secret“, në fakt, është softueri i përdorur nga inxhinierët e Vulkan.
Dokumentet e klasifikuara datojnë nga viti 2016 deri në vitin 2021 dhe u zbuluan nga një informator që kundërshtoi luftën e shpallur të Putinit ndaj Ukrainës.
Pesë agjensi zbulimi konfirmuan autenticitetin e dokumenteve të rrjedhur. Në të njëjtën kohë, Kremlini nuk iu përgjigj thirrjeve për koment.
Rrjedhja përfshin email-et, dokumentet e brendshme, planet e projektit dhe kontratat. Gjithashtu zbulohen informacione rreth operacioneve kibernetike të Kremlinit, por nuk dihet nëse mjetet e ndërtuara nga grupi Vulkan janë përdorur për sulme në Ukrainë apo gjetkë.
Megjithatë, hakerat rusë kanë sulmuar vazhdimisht uebsajtet ukrainase, një taktikë që vazhdon ende. Që nga viti i kaluar, raketat ruse kanë goditur Kievin dhe qytete të tjera, duke u dhënë goditje strukturave kritike.