Një grup shkencëtarësh kanë rrëzuar mitin që është ditur deri më tani për moshën e Hënës. Ata kanë rianalizuar kristalet e marra nga Hëna gjatë misionit të fundit të Apollo 17 në vitin 1972.
Nga ky rianalizim ka nxjerr përfundimin se hëna është 4.4 miliardë vjeçare dhe jo 40 milionë siç dihej deri më tani.
Ndërkohë që Toka mendohet të jetë krijuar 4.5 miliardë vite më parë. Në vitet e para të Tokës, mendohet se një trup qiellor në dimensionet e planetit Mars u përplas me globin dhe nga ky event lindi Hëna. Energjia e impaktit, shkriu shkëmbinjtë që më pas u bënë sipërfaqja e satelitit tonë.