Një 20-vjeçar që punonte në një bazë ushtarake dhe kishte pasion armët, raportohet të jetë personi përgjegjës i cili ka nxjerrë në pah dokumentet zyrtare të klasifikuara duke shkaktuar shumë pasoja të rënda ndërkombëtarisht.
Sipas gazetës amerikane, Washington Post, ky djalë i ri i ka ndarë këto informacione konfidenciale për një grup më shumë se 20 persona në platformën e mesazheve Discord me të cilët ai kishte “të njëjtin pasion për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”. Megjithatë, thuhet se riu nuk e dinte vlerën e materialeve që dispononte.
Pentagoni tashmë ka nisur hetimet për të shkuar drejt autorit dhe mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.
Nga rrjedhja e informacionit u vu re sesi SHBA kishte “spiun” kudo, në vendet aleate, por edhe armike e për pasojë Amerika tashmë është duke u përpjekur që të rifitojë besimin e tyre. Nga ana tjetër, dokumentet nxorrën zbuluar dhe Ukrainën, ku thuhej se kishte mungesa të theksuara ushtarake dhe se kundërofensiva e përgatitur në pranverë ishte e vështirë të ndoshte.