Në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III do të jetë edhe një shqiptar.
Ai është presidenti Bajram Begaj. Konfirmimi ka ardhur pas takimit që kreu i shtetit ka pasur me ambasadorin britanik, Alastair King Smith.
Me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter, diplomatik britanik tha se pjesëmarrja e tij është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë.
“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Tuitter.
Kjo ceremoni ka marrë vëmendjen nga e gjithë bota, e ndërsa mësohet se në total do të jenë rreth 2000 të ftuar.