Mediat franceze kanë mundur të zbulojnë arsyet e qëndrimit të sulmuesit Kilian Mbappe tek PSG, por edhe më shumë se kaq.
Rinovimi i Mbappe në maj ishte një nga lajmet më të mira të vitit për Paris San Zhermen.
Pas disa muajsh bisedime, sulmuesi francez vendosi që të zgjasë kontratën me kampionët e Francës. Megjithatë së fundmi nga mediet franceze janë zbuluar disa sekrete që lidhen me rinovimin e Mbape me PSG-në.
“Le Journal du Dimanche” thekson se Leonardo, ish-drejtor sportiv i PSG-së, u shkarkua në maj sepse ai refuzoi t’i jepte Mbapesë kompetenca që lidheshin me afrimet e largimet e lojtarëve në këtë klub, ku specifikisht kjo gjë ka të bëjë me dëshirën e francezit për të “hequr qafe” Nejmar.
PSG ka bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Mbapen në Paris. Në organikën e klubit u bashkua Julien Majnard, një gazetar i TF1, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me sulmuesin francez.
Dhe, Luis Campos, një figurë paternaliste e sulmuesit gjatë kohës së tij në Monako, u emërua këshilltari i ri sportiv i PSG-së, kështu që pjesët e enigmës shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim.