Hakmarrja e mbretit! Çarls vendosi të largojë Harrin dhe Megan nga Frogmore Cottage për shkak të thumbave të vazhdueshme të djalit të tij kundër bashkëshortes, Kamilës.
Mbreti lajmëroi djalin dhe nusen e tij për të liruar vilën me pesë dhoma në pronën Windsor. Masa e Çarlsit sipas një raporti të Dailymail u mbështet fuqishëm si nga gruaja Camila ashtu dhe nga William dhe Kate.
Me sa duket, vendimi ishte i vështirë për mbretin, por e cilësojnë të domosdoshëm. Burime nga familja mbretërore thonë se Charles beson se djali i tij ka “kaluar kufirin” pas akuzave të bëra në serinë e Netflix dhe në kujtimet bombë që princi i ka bërë në libër.
Thuhet se mbreti ishte veçanërisht i zemëruar nga akuzat e bëra nga Harry se Camila ishte përgjegjëse për rrjedhjen e historive në media. Pra ai e akuzon atë se ka “shitur” informacione mbi atë se çfarë ndodhte brenda shtëpisë.
Burimet i thanë Mirror se akuzat i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme marrëdhënies së Harrit me babanë dhe vëllain e tij Princin William.