Mbërrin prova e parë e dëmit të nanoplastikave mbi organizmin e njeriut. Janë identifikuar në arterie, duke inflamuar dhe duke rritur 2 herë më shumë rrezikun për infarkt dhe ictus.
Zbulimi konsiderohet revolucionar në fushën e mjekësisë, pasi vërteton faktin se mikroplastikat dhe nanoplastikat e gëlltitura ndikojnë drejtpërdrejt në sëmundjet kardiovaskulare.
Në studim janë ndjekur për 34 muaj 257 persona mbi moshën 65 vjeç të cilët kishin kaluar një procedurë kirurgjikale për të pastrimin e pllakave që bllokojnë enët e gjakut, e që më pas janë vrojtuar në mikroskop. Ka rezultuar se sasia e mikro dhe nanoplastikave ishte e pranishme në 58 % të rasteve dhe ishin pikërisht këto që e kishin 2 herë më të lartë rrezikun për t’u goditur nga infarct apo ictus.
Sipas punës studimore të një sërë universitetesh amerikane e italiane, ndër te cilat edhe Harvard, rritja e përdorimit të plastikës dhe ky material në veçanti, është tej mase i rrezikshëm dhe me kosto të larta e të dukshme për shëndetin dhe mjedisin.