Kur kërkesa shtohet, bashkë me të rritet edhe çmimi. Por duket se zhvillimet e fundit nuk kanë pasur këtë ndikim te Manchester United. Çmimi i aksioneve të gjigantit anglez në bursë ranë me 9% për shkak se ekziston ende mundësia që familja Glazer të mos e shesë klubin. Aksionet në bursën e Nju Jorkut vlenin 25.55 dollarë, por tashmë ata kushtojë më pak se 24 dollarë, një rënie e pësuar për një periudhë kohore shumë të shkurtër. Manchester United prej kohësh është në mesin e ofertave të vazhdueshme për ndryshimin e pronësisë, me familjen Glazers që e vlerëson me 6 miliardë paund.
Oferta më bindëse ka mbërritur nga Katari, aty ku Sheiku, Jassim bin Hamad Al Thani, zotëruesi i një prej bankave më të mëdha në Lindjen e Mesme që është gati për të investuar te gjiganti i Premier League. Gjithsesi, familja Glazers mund të mbetet ende zotëruese e shumicës së aksioneve, pasi ka marrë mbështetje financiare nga fondi amerikan, Elliott. Familja Glazers bleu klubin anglez në vitin 2005, ku ka arritur të fitojë gjithçka gjatë kësaj periudhe. Për të siguruar të ardhura të tjera, drejtuesit kanë vendosur rritjen e çmimit të biletës me rreth 5%, e thënë ndryshe 1 ose 2 paund për ndeshje. Një zhvillim që ka nxitur pakënaqësi në radhët e tifozëve, të cilët shpresojnë që procesi i shitjes së klubit te Katari të përfundojë me fundin e sezonit aktual.