Policia e Tiranës, ka bërë të ditur masat e ndërmarra për të siguruar rendin gjatë protestës së opozitës më 11 shkurt.
Policia njofton se duke filluar nga ora 06:00 e datës 11 shkurt, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
Sheshi “Nënë Tereza”,
Rruga “Ismail Qemali”,
Nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”,
Rruga “Papa Gjon Pali II”,
Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe
Bulevardi “Bajram Curri”,
Nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11 shkurt deri në përfundim të tubimit. Policia njofton se janë marrë masat për të devijuar qarkullimin në rrugë dytësore të kryeqytetit.
Në total do të angazhohen 1200-1500 efektivë, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe FNSH bashkë me RENEA dhe Shqiponjat, por do të jenë më të tërhequr. Në rast nevoje policia do të ketë në gatishmëri edhe autobotet e ujit, për shpërndarjen e protestuesve. Gjithashtu si edhe në protestat e kaluara do të ketë edhe vëzhgues nga godinat e kryeministrisë dhe të kryesisë së Kuvendit, ndërsa çdo lëvizje e dyshimtë për përshkallëzim të protestës do të filmohet nga kamerat.
Ndërkohë edhe në Kryeministri janë marrë masa për mbrojtjen e godinës, ku dera kryesore është veshur me pjese metalike.