Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me ekspertë u shpreh se shqiptarët po varfërohen në mënyrë të frikshme. Ai theksoi se këtu punët publike ndërtohen me çmime të tetëfishta krahasuar me Europën.
“Sot kemi bukuri mahnitëse por ata që i zotërojnë janë thjesht klientelë. Turizmin e merr burri i ministres. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë që nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç frymëzimit. Shqiptarët vidhen ndoshta sa asnjë popull tjetër në botë, apo Europë. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara si maskë për të plaçkitur mbi 1 mln e gjysmë euro. Ky ka një emër , një kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh në Beograd. Ai shërben si maska e Edi Ramës për të ndërtuar Dubain. Kompani të tjera gjigandë instalohen pa garë. 760mln merren pa garë. Afera multimiliardëshe e Butrintit. Në Butrint përfiton vetëm një mafie që bën gjithçka. Nuk ka asnjë denoncim për shkelje madhore të konkurrencës që janë bazë kryesore e vjedhjeve të mëdha”, tha Berisha.
Berisha për instalacionin te Kryeministria: Aty takova njeriun më të fuqishëm në botë. Ata s’dinë ç’bëjnë!
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me kritika të ashpra për instilacionin që do të vendoset përpara Kryeministrisë dhe që ka një vlerë 4 mln euro.
Berisha u shpreh se në atë oborr ka pritur një nga njerëzit më të fuqishëm, Xhorxh W. Bush, duke shtuar se sot qeveria nuk di se çfarë po bën.
Po ashtu kreu i PD tha se ka qëndruar për tetë vite më një makinë ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello, ndërsa sipas tij sot qeveria i shpenzon paratë në mënyrë të frikshme dhe nuk mendon për mirëqenin e qytetarëve
“PD ka një përgjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncim në mënyrë të fuqishme këto vite, por këto nuk mjaftojnë. Unë besoj se vetëm veprimi dhe një program i qartë i PD. Veprimi qytetar dhe programi janë rruga e ndalimit të varfërimit të frikshëm të shqiptarëve. Pak metra nga ne është një oborr i vogël në Kryeministri. Unë aty kam pritur Xhorxh W Bush. Në atë oborr Rama do të vendosë një instalacion druri 4 mln euro. Unë kam qëndruar 8 vite me një Benz të të ndjerit Marko Bello. Këto nuk ç’bëjnë. 4 mln euro instalacion druri. Ky është nga rastet sepse seria është shumë e madhe. Drejtësia nuk vepron. Vërsulet me tërbim kundër SPAK sepse është Olsi Rama i lidhur e skema të tmerrshme piramidale Call Center, është hetim kombëtar ai. Beteja që i bëhet i bëhet sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet tek Olsi Rama. Ka edhe të tjerë në atë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme . Shteti nuk ekziston. Po veprim qytetar nuk ka zgjidhje”, tha Berisha.