Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ka një raport në të cilën tregohet se Uashingtoni e dinte rreth planit të Ukrainës për të sulmuar tubacionet e gazit Nord Stream. Sipas tyre, ky është një tregues se si Perëndimi dhe Ukraina po përpiqen për të ngatërruar botën.
“Fushata e koordinuar e Perëndimit, e udhëhequr nga SHBA, për të ngatërruar komunitetin ndërkombëtar është e dukshme” komentoi diplomati rus Andrei Ledenev në Telegram.
Ata i referohen një artikulli të Washington Post, i cili duke cituar informacione të rrjedhura në internet, tha se CIA u informua në qershor 2022 nga një agjenci evropiane e inteligjencës se një ekip prej gjashtë anëtarësh i forcave speciale të Ukrainës synonte të hidhte në erë tubacionet.
Gazeta citon informacione që vijnë nga dokumente sekrete të publikuara në internet nga oficeri ushtarak amerikan Jack Texeira, tashmë i arrestuar.
Sipas Washington Post, sapo SHBA u informua për planin e dyshuar të sulmit, ajo paralajmëroi aleatët e saj, duke përfshirë Gjermaninë.
Shërbimi informativ evropian tha se operacioni po mbikëqyrej nga gjenerali Valery Zaluzhnyi, pa dijeninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.