Një tjetër vullkan ka shpërthyer sërish në Islandën jugore në atë që autoritetet e konsiderojnë shpërthimin më të fuqishëm deri më tani. Bëhet fjalë për vullkanin në Gadishullin Reykjanes. Ky mendohet të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Llava ka arritur deri në anën lindore të qytetit Grindavik. Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës.
Një shpërthim në janar dogji toka, disa shtëpi ndërsa shpërthimi i shkurtit ndërpreu ngrohjen qendrore për më shumë se 20.000 njerëz pasi rrjedhat e llavës shkatërruan rrugë dhe tubacione. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe mijëra qytetarë janë evakuuar.
Shpërthimi shkaktoi një çarje rreth 2.9 kilometra të gjatë, afërsisht e njëjta madhësi me shpërthimin e fundit në shkurt. Islanda, afërsisht sa shteti amerikan i Kentakit, ka më shumë se 30 vullkane aktive, duke e bërë ishullin e Evropës Veriore një destinacion kryesor për turizmin vullkanik.