Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të mbajnë një tubim në mbështetje të politikave të tij dhe Partisë Progresive Serbe në pushtet. Kjo vjen pas protestave të njëpasnjëshme të opozitës në Beograd që tërhoqën dhjetëra mijëra njerëz.
Pas dy të shtënave masive që tronditën Serbinë, Vuçiç kritikoi protestat e mbajtura nga opozita, për të cilën u shpreh se tragjeditë u keqpërdorën brutalisht për tubime politike, me qëllimin e vetëm për të fituar pushtetin me dhunë. Tubimi “Serbia e Shpresës” që do të mbahet në Beograd është shpallur si më i madhi në historinë e Serbisë ku pritet të marrin pjesë 200 mijë persona.
Partia Përparimtare Serbe, si organizatore, njoftoi ardhjen e mbështetësve nga i gjithë vendi. Megjithatë, aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të sindikatave pritet gjithashtu të marrin pjesë në tubim.