Të tjera detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi tragjik në Nashville të SHBA-së ku humbën jetën tre fëmijë si dhe tre anëtarë të stafit në një shkollë fillore private. Mediat vendase raportojnë se agresorja, ish-nxënëse e kësaj shkolle kishte disa kohë që mjekohej pasi kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime emocionale.
Audrey Elizabeth Hale kishte blerë shtatë armë përpara se të kryente sulmin tragjik në shkollën private në Nashville dhe i kishte fshehur në shtëpinë e prindërve, gjë të cilën e konfirmuan edhe prindërit e 28-vjeçares. Agresorja përdori dy armë dhe një pistoletë gjatë sulmit në shkollën fillore. Ajo u vra nga policia teksa po kryente vrasje masive brenda shkollës.